Ismail Aliu ka lindur në Jazhincë të Tetovës, më 1 Nëntor 1954, në një familje të madhe, në një shtëpi tipike të familjeve fshatare. Familja është shpërngulur në qytetin e tetovës në vitin 1955, ku Ismaili është rritur në mes të katër fëmijve, një motër dhe dy vëllezërve. Ismaili si shtatë vjeçar regjistrohet në shkollën fillore „B.J“, në kohë të Socializmit e tani „Migjeni“ në Tetovë, kurse shkollimin e mesëm e pëfundoi në Ferizaj. Studimet në fakultetin e Ekonomisë, i përfundoi në Prishtinë. Ismail Aliu me shkrime ka filluar të merret shumë herët, qysh si nxënës, ku disa shkrime i botoi në gazetën „Zëri i Rinisë“, (Prishtinë), „Zëri i Kosovës“ (Cyrih) e në gazeta dhe revista të tjera. Është i martuar, ka tre djem dhe një vajzë. Që nga viti 1981 jeton në Berlin, kurse tani është i pensionuar.
Në vitin 2019 botoi romanin e parë „Duke thurur ëndrra për jetën, harova të jetoj „, nga SHB ProkultPres, Prishtinë. „Jeta në pranga“ është romani i tij i dytë, botuar në vitin 2020. Po këtë vit nxori nga botimi librin me kritika dhe ese letrare „Dashuria në kontekstin e letërsis dhe psiko-filozofisë“, nga i njëjti botues, SHB Prokultpress. Në dorëshkrim ka edhe disalibra si në fushën e kritikës letrare, filozofisë dhe publicistikës, të cilat presin dritën e botimit.